Lëndimet nga rryma elektrike

Goditja elektrike mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe indeve të thella duke përfshirë muskujt dhe nervat, por edhe hedhë viktimën e cila mund të pësojë edhe lëndime mekanike.

Prof.mr.sc.Dr.Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente
Tel. 044 199 161

Goditja elektrike mund të shpie deri të aritmitë dhe arresti kardiopulmonar.

Kontrakcionet muskulore të shkaktuara nga rryma elektrike mund të shkaktojnë arrest respirator ose lëndime tjera mekanike (fraktura).

Aritmitë me siguri nuk do të zhvillohen te goditja elektrike të shkaktuara nga tensioni që shfrytëzohet në amvisëri nëse viktima menjëherë largohet nga burimi i rrymës.

Të goditja e rrymës me tension të lartë, aritmitë mund të zhvillohen më vonë.

Anamneza

Mos iu afroni pacientit para se të ndërpritet furnizimi me rrymë elektrike dhe derisa nuk jeni të sigurt se qasja është siguruar.

Duhet konstatuar se si ka ardhur deri te goditja elektrike dhe cili është tensioni i rrjetit elektrik.

Me rëndësi është të dihet se a është ky tension për amvisëri (220 volt) ose tension i lartë (mbi 480 volt).

Vlerësimi

* kujdes ndaj sigurisë personale, sigurisë së pacientit dhe vendit të ngjarjes
* vlerëso ABCDE

Veprimi i parë ndaj viktimës, largimi nga burimi i elektricitetit

Në veçanti vlerëso:

* me puls oksimetër cakto saturimin e gjakut me oksigjen
* vendos elektrodat e EKG-së për monitorimin e ritmit kardiak

Nëqoftëse pacienti është në arrest kardiopulmonar, shiko udhëzuesit për RKP të të rriturit ose fëmijët.

Duhet vlerësuar a janë prezente parametrat ku koha është vendimtare:

* arrresti kardiopulmonar
* çrregullimi ABCD
* djegiet e fytyrës ose rrugëve respiratore
* aritmia kardiake e cila ngarkon cirkulacionin
* djegiet e mëdha

‘Njerëzit e natës’ janë më inteligjentë

Flini dhe zgjoheni vonë? Shkenca sapo zbuloi diçka të mrekullueshme për ju.

Ka një cilësi të rrallë tek ‘njerëzit e natës’. Nëse ju zë gjumi vonë, do të thotë se jeni inteligjentë. Ky është përfundimi i një studimi mbi aftësinë krijuese të mendjes, që zbuloi se ndryshe nga ç’besohet, njerëzit “e natës” janë më krijues dhe më origjinalë se ata “të mëngjesit”.

Pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjohen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre.

Ata nuk e ndjejnë të nevojshme të ndjekin rregullat e përcaktuara, si përshembull regjimi i gjumit.

night-owl

Çuditërisht, ndryshe nga ç’mund të mendohet, ata që flenë vonë kanë kujtesë më të fortë, dhe më të organizuar.

Gjithashtu në kundërshtim me atë që mendohet, njerëzit që flenë dhe zgjohen vonë kanë nivele më të ulëta stresi. Kjo sepse janë përgjithësisht në humor më të mirë gjatë ditës.

Por mbi të gjitha, që ishte edhe qëllimi i studimit, u vu re se njerëzit që flenë vonë janë më krijues se ata që flenë në orën 9 e 30 çdo natë.

Njerëzit e mëngjesit nga ana tjetër, janë më produktivë gjatë ditës, por nëse flasim për origjinalitet, tipat e natës janë specialistë.

Pesë shprehi të përditshme me të cilat shkatërroni shëndetin

Pirja e duhanit, konsumimi i shpejtë i ushqimit ose shijimi i tepërt i alkoolit… edhe zogjtë në degë i dinë shprehitë e këqija që duhet të shmangen.

Megjithatë, ekzistojnë edhe kërcënime më pak të njohura për shëndetin tonë, të maskuara shkathët në shprehitë e përditshme në dukje të padëmshme.

Huffingtonpost zbulon pesë prej tyre.

1. Gënjeshtra

Shpesh e zëmë veten se si manipulojmë me zgjuarsi “gënjeshtrat e vogla”, si atëherë kur lëvdojmë modelin e flokëve të mikes, edhe pse mendojmë që nuk është aq i mirë. Gënjeshtrat e tilla të vogla sipas ekspertëve kanë ndikim negativ në shëndet, pasi që për personin që i shpreh rrisin shkallën e stresit.

Sipas një hulumtimi, personat të cilët kanë reduktuar sasinë e gënjeshtrave, më rrallë kanë ndier dhimbje koke, të fytit ose ankth.

2. Ngrënia në tavolinën e punës

Jo vetëm që ndikon keq në nivelin e stresit, por ngrënia në tavolinën e punës pa bërë pauzë adekuate rrit mundësinë edhe për t’u trashur.

Është konstatuar që sipërfaqja e punës përmban 400 herë më shumë baktere se sa guaska e banjës, për çka definitivisht nuk është vend i mirë për ngrënie.

article-2397678-18D02374000005DC-638_634x428

3. Përdorimi i bankomatit

Sipas hulumtimit të kryer në Britani, bankomatet apo aparatet ATM të parave janë të ndotura njëjtë sikurse edhe WC-të publike.

Ekspertët pasi që kanë marrë mostra nga tualeti dhe butonët apo tastet e bankomateve kanë konstatuar që përmbajnë baktere të njëjta të cilat shkaktojnë sëmundje. Mos harroni të përdorni peceta antibakteriale ose xhel pas përdorimit të bankomatit.

4. Punët e shtëpisë

Shkencëtarët kanë lajme të mira për të gjithë ata që pëlqejnë ta shtyjnë punën për më vonë. Shtyrja e kryerjes së punëve të shtëpisë mund t’i bëjë shërbim shëndetit tuaj.

Nëse pas orarit të punës menjëherë i hyni pastrimit të shtëpisë, do të parandaloni rënien e shkallës së kortizolit (hormonit të stresit) dhe me ketë në fakt do të vononi apo shtyni këndelljen nga stresi.

5. Injorimi i ftesave për t’u shoqëruar

Edhe pse çdokush herë pas here ka nevojë për pak kohë për veten, qëndrimi shumë i gjatë në “filmin” e tillë mund të ketë pasoja negative për jetën shoqërore.

Lidhjet e forta shoqërore kanë ndikim të mirë në shëndet dhe reduktimin e stresit dhe depresionit. Prandaj, shoqërohuni!

A ka një moment të duhur për të kryer jashtëqitjen?

Duke qenë se gjatë natës zorrët tuaja kanë qenë ë zëna duke tretur ushqimin e nëj dite më parë, për shumë njerëz, mëngjesi është momenti më i përshtatshëm për të kryer jashtëqitjen.

Sipas Kenneth Koch, mjek gastroenterolog, ushqimi ka tendencë të kalojë përmes trupit tonë në momentin që nis dita dhe shumë prej nesh, që në 30 minutat e para nxitojnë për në tualet.

Por ashtu siç ju keni rutinën tuaj të pirjes së kafes çdo mëngjes dhe anashkalimi i saj duket se ju prish ditën edhe zorrët tuaja e duan rutinën. Edhe anashkalimi i rutinës suaj të mëngjesit dhe vajtja menjëherë në punë mund të çrregullojë organizmin tuaj.

Por sipas Koch, si kryerja e nevojave një herë në javë, ashtu edhe tre herë në ditë, është diçka normale.

Është e vërtetë se koha për të cilën flasim është e madhe, por secili mund të gjejë atë që funksionon më mirë për të.

“Mënyra më e mirë për të pasur një kryerje të nevojave të rregullt është të jesh i rregullt në gjërat e tjera që ndikojnë në këtë proces,” thotë Koch.

Dhe një nga faktorët më të rëndësishëm është dieta ushqimore.

Nëse i kryeni nevojat personale para se të dilni nga shtëpia në mëngjes, sigurohuni që të konsumoni fruta, perime, kafe dhe ushqime të tjera me përmbajtje fibrash, që do ta bëjnë një gjë të tilllë më të thjeshtë.

“Hani mëngjes, dalloni momentin kur duhet të kryeni nevojat personale dhe merrni kohën tuaj,” shprehet Koch.

Dhe nëse nuk e bëni një gjë të tillë, bakteret në trupin tuaj do të kthejnë jashtëqitjen në gaz dhe do përfundoni duke pasur më shumë gazra dhe fryrje. Për më tepër mund të shkaktojë dhe probleme të tjera si kapsllëku.

Identifikohen gjenet që kontrollojnë kripën në organizëm

Studimi më i madh i cili ka analizuar efektet gjenetike në shtypjen e gjakut ka ndërlidhur disa versione të ndryshme të gjeneve, të cilat kontrollojnë nivelin e kripës në organizëm- një faktor i rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.

Kanë ekzistuar qindra gjene dhe variante të tyre të cilat janë ndërlidhur me presionin arterial, transmeton Telegrafi.

“Ajo që e veçon këtë studim është aftësia e gjenotipizimit të 30.000 njerëzve për të krijuar një lidhje me faktin që këto gjene shkaktojnë rritjen e nivelit të peptideve natriuretike dhe në këtë mënyre të ndërlidhen me shtypjen e gjakut”, thotë Dr. Christopher Newton-Cheh.

Newton-Cheh, profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit dhe në Qendrën për hulumtime gjenetike në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts, ka shtuar se ende nuk është e qartë nëse këto njohuri do të shfrytëzohen në praktikën mjekësore, duke thënë se barnat të cilat shënjestrojnë gjenet ndoshta nuk mund të jenë po aq efektive në kontrollimin e hipertensionit arterial sikurse barnat aktuale për mjekimin e tij.

Një hap më afër drejt zbulimit të ilaçit kundër rënies së flokëve

Një kurë potenciale për rënien e flokëve është zbuluar duke e përdorur një ilaç që kryesisht përdorej për trajtimin e osteoporozës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ilaçi ka efekt dramatik në gjëndrat e qimeve, duke i stimuluar ato të rriten.

Lideri i këtij projekti hulumtues, Dr. Nathan Hawkshaw, nga Universiteti i Mançesterit, ka thënë se ky zbulim mund të bëjë ndryshim në jetët e njerëzve që vuajnë nga rënia e flokëve.

Për momentin janë vetëm dy lloje të ilaçeve të cilat e trajtojnë rënien e flokëve, ndërkaq që të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë efikase, duke i nxitur pacientët që t’i rikthejnë flokët përmes ndërhyrjeve kirurgjike.

Hawkshaw ka treguar për BBC se duhet të kryhen hulumtime më të hollësishme për të parë nëse vërtet trajtimi është efektiv dhe i sigurt për njerëzit.

Çantat e rënda deformojnë boshtin kurrizor

Një ndër shkaktarët më të shpeshtë të lakimeve të boshtit kurrizor janë çantat e rënda të shkollës, sidomos te fëmijët e vegjël. Mjekët hedhin alarmin se mbi shpinën e një fëmijë 6-10 vjeç, pesha e çantës nuk duhet te kaloj 10% deri në 15% të peshës trupore.

Dr. Sanije Hajrizaj – Geci
Fiziatër
tel. 044 197 89

Rreth 40% e fëmijëve kanë deformime të boshtit kurrizor, sidomos vajzat. Çantat e shkollës, nëse kanë një peshë të rëndë, krijojnë shtypje të vertebrave dhe kjo ndikon direkt në deformimin e shtyllës kurrizore. Pesha që një fëmijë mund të mbajë nuk është e përcaktuar, por ajo duhet të jetë sipas moshës.

Pra, një fëmijë 6 apo shtatëvjeçar nuk mund të mbajë një peshë mbi 10 kg, siç është ajo e çantës. Gjithashtu, edhe ngarkesa mësimore duhet të jetë e kontrolluar, ashtu si edhe ngarkesa fizike e tyre. Çdo lloj mbingarkese është e dëmshme.

Librat janë mjaft të rënda, tani çdo tekst ka fletoret e punës, duke bëtë dyfishin e volumit. Përpos kësaj, tani ka më shumë mjete didaktike, të cilat nxënësit i mbajnë çdo ditë në çantë, si set vizatimi, set matematike, etj. Edhe çantat si të tilla pa libra vitet e fundit janë më të rënda. Madje, disa syresh kanë edhe aksesorë të tepërt, duke e shtuar peshën.

Të gjithë këtyre elementëve u shtohet cilësia e librit, e cila lë për të dëshiruar. Botuesit janë kujdesur shumë që librat të jenë të ilustruar mirë e me shkronja të mëdha, por nuk janë kujdesur që ato të jenë të lehtë dhe praktikë.

Duhet pasur parasysh se çanta e shkollës të ketë formë anatomike, të jetë e fortë, të bartet në dy krahët, ta ketë dorezën për bartje, të mos jetë mbi nivelin e krahëve dhe nën nivelin e belit. Bartja e çantave të rënda posaqërisht në njërin krah sjell deri te asimetria dhe lakimi i boshtit kurrizor, sepse muskujt e boshtit kurrizor nuk janë të forcuar dhe nuk mund të durojnë pesha të tilla.

Faktor tjetër i lakimit të boshtit kurrizor është edhe qëndrimi dhe ulja e gabuar në karriget e shkollës.

Pasojat e një çante të rëndë në kurrizin e një fëmije nuk vërehen vetëm tani, por kur të rritet. Fillimisht ata ndiejnë lodhje dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Kockat e një fëmije janë në formim e sipër dhe çdo lloj mbingarkese sjell çrregullim. Por ajo çka është më problematike, një çantë e rëndë e lë fëmijën me pasoja për gjithë jetën.

Deformitetet më të shpeshta të boshtit kurrizor tek nxënësit janë: skolioza dhe kifoza.

Gjithçka që duhet të dini për vitaminat B

Nëse trupi do të ishte veturë, atëherë tetë vitaminat B – B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12 – do të ishin sikur ekipi i Formula 1. Si ekip, vitaminat e mbajnë motorin tuaj në gjendje të mirë duke i ndihmuar trupit ta shndërroj ushqimin në energji.

Të gjitha këto vitamina kanë një rol unik dhe janë tejet të rëndësishme, transmeton Telegrafi.

Sa shpesh duhet të përdor vitaminë B?

Vitaminat B duhet të merren çdo ditë përmes ushqimit, dhe nuk i gjeni aq shpesh në ushqimet e shpejta.

Si ta kuptoj nëse kam mungesë të vitaminës B?

Është paksa problem të kuptoni nëse keni mungesë të vitaminave B, pasi që simptomat dallojnë varësisht nga ajo se cila vitaminë specifike ju mungon. Megjithatë, skuqje e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, infeksionet, anemia, depresioni dhe ankthi të gjitha janë indikatorë.

Tiamini (vitamina B1)

Cilat janë përfitimet e kësaj vitamine? Ndryshe njohur si thamini, vitamina B1 kujdeset për sistemin tuaj nervor. Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë pjeshkat, orizi i kaftë, arrat, farat, asparagusi, mishi, mishi i derrit, tërshëra, etj.

Juve ju nevojitet rreth 1mg të kësaj vitamina në ditë, sasi e cila është pothuajse ekuivalente me 100g fara luledielli.

Riboflavini (vitamina B2)

Vitamina B2 e rregullon metabolizmin dhe i mban flokët, sytë dhe lëkurën tuaj të duken të freskët.

Ushqimet të cilat përmbajnë këtë vitaminë janë qumështi, jogurti, vezët, kërpudhat, spinaqi, bajamet, etj.

Synoni të merrni rreth 1.3mg të kësaj vitamine në ditë.

Konsumimi i alkoolit me shumë përfitime shëndetësore

Pini birrën lirshëm – është koha për të festuar një përfitim tjetër të cilin e sjell konsumimi i alkoolit, e që është zbuluar së fundmi.

Hulumtuesit anglezë, nga Universiteti i Liverpoolit, Maastricht-it, etj., kanë zbuluar se personat që konsumojnë sasi të moderuara të alkoolit janë më të mirë në shqiptimin e gjuhëve sesa miqtë e tyre që nuk konsumojnë alkool.

Por, pjesa e mirë nuk është kjo!

Ekspertët gjithashtu kanë zbuluar se konsumimi i sasive të moderuara të alkoolit shpie në një pension më të lumtur e të shëndetshëm dhe në mënyrë specifike e ulë rrezikun e demencës.

Por, sasia e kontrolluar e konsumimit të alkoolit është thelbësore dhe nuk bën ta teproni me pije.

Përveç këtyre, një studim tjetër i fundit, i publikuar në revistën ‘Journal of neuroscience’, ka zbuluar se alkooli mund të ndihmojë në disa zona të trurit që janë përgjegjëse për mësim dhe memorie.

Të rinjtë që hynë në Facebook para gjumit, kanë nota më të ulëta

Prindërit kanë arsye të brengosen, nëse fëmijët e tyre nuk e lëshojnë telefonin nga dora, duke biseduar me miq në rrjete sociale.

Është gjetur se, nëse hyhet në Facebook 30 minuta para gjumit, përformanca në klasë është shumë më e ulët, transmeton Telegrafi.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Londrës, rrjeti social e stimulon trurin më shumë se që duhet, duke e bërë të vështirë gjumin.

Adoleshentët që nuk e marrin dhjetë orët e duhura me gjumë, e kanë vështirë të nesërmen në shkollë.

Në hulumtimin e bërë me të rinj 16 dhe 19-vjeçar, është gjetur se 70 për qind e atyre që kanë hyrë në rrjete sociale para gjumit, kanë pasur nota më të ultra për 20 për qind.