Pesë shprehi të përditshme me të cilat shkatërroni shëndetin

Pirja e duhanit, konsumimi i shpejtë i ushqimit ose shijimi i tepërt i alkoolit… edhe zogjtë në degë i dinë shprehitë e këqija që duhet të shmangen.

Megjithatë, ekzistojnë edhe kërcënime më pak të njohura për shëndetin tonë, të maskuara shkathët në shprehitë e përditshme në dukje të padëmshme.

Huffingtonpost zbulon pesë prej tyre.

1. Gënjeshtra

Shpesh e zëmë veten se si manipulojmë me zgjuarsi “gënjeshtrat e vogla”, si atëherë kur lëvdojmë modelin e flokëve të mikes, edhe pse mendojmë që nuk është aq i mirë. Gënjeshtrat e tilla të vogla sipas ekspertëve kanë ndikim negativ në shëndet, pasi që për personin që i shpreh rrisin shkallën e stresit.

Sipas një hulumtimi, personat të cilët kanë reduktuar sasinë e gënjeshtrave, më rrallë kanë ndier dhimbje koke, të fytit ose ankth.

2. Ngrënia në tavolinën e punës

Jo vetëm që ndikon keq në nivelin e stresit, por ngrënia në tavolinën e punës pa bërë pauzë adekuate rrit mundësinë edhe për t’u trashur.

Është konstatuar që sipërfaqja e punës përmban 400 herë më shumë baktere se sa guaska e banjës, për çka definitivisht nuk është vend i mirë për ngrënie.

article-2397678-18D02374000005DC-638_634x428

3. Përdorimi i bankomatit

Sipas hulumtimit të kryer në Britani, bankomatet apo aparatet ATM të parave janë të ndotura njëjtë sikurse edhe WC-të publike.

Ekspertët pasi që kanë marrë mostra nga tualeti dhe butonët apo tastet e bankomateve kanë konstatuar që përmbajnë baktere të njëjta të cilat shkaktojnë sëmundje. Mos harroni të përdorni peceta antibakteriale ose xhel pas përdorimit të bankomatit.

4. Punët e shtëpisë

Shkencëtarët kanë lajme të mira për të gjithë ata që pëlqejnë ta shtyjnë punën për më vonë. Shtyrja e kryerjes së punëve të shtëpisë mund t’i bëjë shërbim shëndetit tuaj.

Nëse pas orarit të punës menjëherë i hyni pastrimit të shtëpisë, do të parandaloni rënien e shkallës së kortizolit (hormonit të stresit) dhe me ketë në fakt do të vononi apo shtyni këndelljen nga stresi.

5. Injorimi i ftesave për t’u shoqëruar

Edhe pse çdokush herë pas here ka nevojë për pak kohë për veten, qëndrimi shumë i gjatë në “filmin” e tillë mund të ketë pasoja negative për jetën shoqërore.

Lidhjet e forta shoqërore kanë ndikim të mirë në shëndet dhe reduktimin e stresit dhe depresionit. Prandaj, shoqërohuni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *