Lëndimet nga rryma elektrike

Goditja elektrike mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe indeve të thella duke përfshirë muskujt dhe nervat, por edhe hedhë viktimën e cila mund të pësojë edhe lëndime mekanike.

Prof.mr.sc.Dr.Isuf Bajrami
Spec.i mjek.urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente
Tel. 044 199 161

Goditja elektrike mund të shpie deri të aritmitë dhe arresti kardiopulmonar.

Kontrakcionet muskulore të shkaktuara nga rryma elektrike mund të shkaktojnë arrest respirator ose lëndime tjera mekanike (fraktura).

Aritmitë me siguri nuk do të zhvillohen te goditja elektrike të shkaktuara nga tensioni që shfrytëzohet në amvisëri nëse viktima menjëherë largohet nga burimi i rrymës.

Të goditja e rrymës me tension të lartë, aritmitë mund të zhvillohen më vonë.

Anamneza

Mos iu afroni pacientit para se të ndërpritet furnizimi me rrymë elektrike dhe derisa nuk jeni të sigurt se qasja është siguruar.

Duhet konstatuar se si ka ardhur deri te goditja elektrike dhe cili është tensioni i rrjetit elektrik.

Me rëndësi është të dihet se a është ky tension për amvisëri (220 volt) ose tension i lartë (mbi 480 volt).

Vlerësimi

* kujdes ndaj sigurisë personale, sigurisë së pacientit dhe vendit të ngjarjes
* vlerëso ABCDE

Veprimi i parë ndaj viktimës, largimi nga burimi i elektricitetit

Në veçanti vlerëso:

* me puls oksimetër cakto saturimin e gjakut me oksigjen
* vendos elektrodat e EKG-së për monitorimin e ritmit kardiak

Nëqoftëse pacienti është në arrest kardiopulmonar, shiko udhëzuesit për RKP të të rriturit ose fëmijët.

Duhet vlerësuar a janë prezente parametrat ku koha është vendimtare:

* arrresti kardiopulmonar
* çrregullimi ABCD
* djegiet e fytyrës ose rrugëve respiratore
* aritmia kardiake e cila ngarkon cirkulacionin
* djegiet e mëdha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *