Ankthi nxit meteorizmin

Meteorizmi, pra prania e ajrit në zorrë vjen nga një ushqim shumë i pasur me fruta dhe perime që fermentohen gjatë tretjes, por gati gjithmonë sidomos tek vajzat e reja shkaku është sindroma e zorrës së trashë së irrituar.

Bëhet fjalë për shqetësimin që ka të bëjë me sistemin nervor autonom (ai që rinon funksionet vegjetative, “automatike” të organizmit si frymëmarrja, tretja, qarkullimi i gjakut) dhe që manifestohet në zorrë e në stomak.

Problemi lidhet shpesh me një gjendje ankthi dhe tensioni që rrit lëvizjet e zorrëve dhe si pasojë mbushet me ajër.

Veç fryrjes vihen re dhe dhimbje shqetësuese të barkut dhe një ndjenjë rëndese në krye të stomakut.

Veç të tjerash alternohen ditët me dhimbje zorrësh dhe njëkohësisht dhe me jashtëqitje të dobëta sidomos në momente tensionesh të veçanta.

Dhe ky është shqetësimi i parë që duhet hequr për të eliminuar simptomën e zorrëve, transmeton Telegrafi.

Akumulimi i gjendjes së ankthit, nëse nuk e zbrazni, përqendrohet pikërisht në stomak; frymëmarrja e zorshme e njerëzve tipik që vuajnë nga ankthi, favorizon përthithjen e më shumë ajri që qendron i bllokuar sepse nuk arrin të dalë jashtë nga hunda apo goja.

Era e pakëndshme e tyre vjen prej baktereve që ndodhen në zorrën e trashë, të cilat çlirojnë sasi të konsiderueshme gazi që përmban sulfur.

Shtatzënat vërtet kanë “tru bebeje”

Nga harresa nëpërmjet marrjes së vendimeve të këqija deri te mungesa e përqendrimit – shtatzënat qëmoti ankohen në “trurin e bebes”, mirëpo deri tani kjo është konsideruar si tregim plakash. Megjithatë, lidhur me këtë ka të vërteta.

Studimi i ri ka treguar që “truri i bebes” është fenomen real.

Shkencëtarët kanë analizuar funksionet kognitive të 709 shtatzënave dhe të 521 femrave të cilat nuk kanë qenë shtatzëna, pra ky është studimi i parë i bërë i këtij lloji.

Secila pjesëmarrëse ka kaluar një sërë testesh, nga të cilat disa kanë nënkuptuar kujtesën e një sërë numrash.

Krejtësisht papritur, rezultatet kanë treguar që shtatzënat janë më keq në marrjen e vendimeve, në planifikimin, kujtesën dhe e kanë të vështirë ta mbajnë kujdesin të orientuar në një gjë.

Përveç kësaj, shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar që “truri i bebes” ka efekte të ndryshme te femrat në periudha të ndryshme të shtatzënisë.

Derisa rënia e të gjitha atyre aftësive është vërejtur në fillim të tremujorit të parë, stabilizohet ngadalë nga mesi deri në fund të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e konfirmojnë atë që të gjithë femrat e kanë ditur: meshkujt vërtetë se janë gjinia e dobët!

Femrat janë më të prira sesa meshkujt të mbijetojnë në periudha të krizave të urisë dhe epidemive, kanë zbuluar hulumtimet.

Përderisa për një kohë të gjatë është ditur se femrat kanë një jetëgjatësi më të madhe sesa meshkujt në përgjithësi, analizimi i të dhënave historike deri në 250 vite tregon se femrat kanë jetuar më gjatë në plantacione të skllavërisë në Trinidad; femrat kanë jetuar më gjatë se meshkujt gjatë periudhave të urisë në Suedi dhe përgjatë përhapjes së shumtë të fruthit në Islandë, transmeton Telegrafi.

Edhe kur përqindja e vdekshmërisë kishte qenë shumë e lartë për të dy gjinitë, femrat prapëseprapë kishin jetuar më gjatë se meshkujt – mesatarisht nga gjashtë muaj deri në katër vite më gjatë sesa ata, sipas raportit nga Universiteti Duke.

Udhëheqësja e këtij studimi, Virginia Zarulli, ia ka atribuuar këtë fenomen faktorëve biologjikë si gjenetikës dhe hormoneve, me një konstatim të thjeshtë se “vajzat e porsalindura janë më të forta sesa djemtë e porsalindur”.

P.sh., vajzat e lindura gjatë krizës së urisë në vitin 1933 në Ukrainë, kishin arritur të jetonin deri në moshën 10.85 vjet, krahasuar me meshkujt të cilët mesatarisht kishin jetuar vetëm deri në moshën 7.3 vjet.

Femrat kishin jetuar më gjatë edhe në Afrikën Perëndimore gjatë viteve të 1800’ta. Skllevërit e liruar amerikanë të cilët ishin rivendosur në Liberi mes viteve 1820 dhe 1843 kishin përjetuar përqindjet më të larta të vdekshmërisë që kanë ndodhur ndonjëherë, ku 43 për qind e atyre të cilët ishin rikthyer në Liberi kishin vdekur brenda vitit të arritjes! Pritshmëria e jetëgjatësisë kishte qenë vetëm 1.68 vite për djemtë, por 2.23 vite për vajzat.

Zarulli thotë se hormonet më prominente femërore, si estrogjenet, i mbrojnë enët e gjakut dhe i mbrojnë femrat nga shumë sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/

Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njëjtë, lotët dallojnë edhe në teksturë

Femrat të qarën e kanë të kushtëzuar biologjikisht kështu që ato gjatë jetës “lëshojnë” dukshëm më shumë lot se meshkujt, ndërsa me kontrollin mikroskopik mund të vërehet edhe dallimi gjinor në ndërtimin e gjëndrave të lotëve, shpjegojnë shkencëtarët.

Duke studiuar dallimin konkret në mes lotëve mashkullorë dhe femërorë dhe lotëve në përgjithësi kanë zbuluar që kanali i lotit te mashkulli është më i madh se te pjesëtaret e gjinisë “më të butë”, prandaj te femrat lotët ndahen dhe rrjedhin ose rrëshqasin nëpër faqe, shpjegon dr. Louann Brizendine nga Universiteti California.

Lotët e meshkujve nuk ndahen por rrjedhin, si pikat. Lotët e tyre janë më të mëdhenj dhe bien në sasi më të madhe dhe më të shpejtë. Rrethanat shoqërore si dhe dallimet individuale kushtëzojnë se sa do ta ketë vështirë individi të përmbajë dëshirën dhe nevojën për të qarë.

“Nëse përjetojmë dhimbje të madhe, pikëllim apo frustrim, amigdala, si pjesë e sistemi limbik dërgon sinjale në pjesët motorike frontale të trurit, për ç’arsye frymëmarrja normale momentalisht mund të shndërrohet në dihatje e dënesje”, thotë dr. Brizendine.

Qajnë meshkujt “e ndjeshëm”

Djemtë për dallim nga vajzat kanë mekanizim e ndërtuar ashtu që ato sinjale udhëtojnë më ngadalë, ndërsa për shkak të rregullave shoqërore ata gjatë rritjes edhe më shumë mësojnë si të mbajnë kontrollin dhe t’i shtypin lotët.

Për këtë arsye, hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që rrethi reagon më pozitivisht ndaj meshkujve sesa ndaj femrave që qajnë, sepse konsiderohet se ata për këtë shkak janë më të ndjeshëm dhe “më të mirë” se meshkujt e tjerë.

Llojet e lotëve

Lotët e shpëlarjes kanë funksionin e lagjes dhe pastrimit të syrit nga papastërtitë, ndërsa krijohen kur syri është i irrituar, për shembull për shkak të qëndrimit në hapësirë të tymosur. Për dallim prej tyre, lotët emocional formohen si rezultat i stimuluesve të ndjenjave ose dhimbjes fizike dhe kanë më shumë proteina se lotët e shpëlarjes, ndërsa raporti i kripës dhe hormoneve është i njëjtë në të dy llojet e lotëve.

Pirja e vetëm një cigareje në ditë e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 50%

Personat të cilët janë duke e zvogëluar numrin e cigareve që i konsumojnë brenda ditës, prapëseprapë mund të jenë duke u rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse si ato të zemrës.

Sipas ekspertëve, pirja e vetëm një cigareje në ditë mund të ketë efekte drastike në mirëqenien e përgjithshme, transmeton Telegrafi.

Sipas një studimi të publikuar në ‘The BMJ’, pirja e një cigareje në ditë e rritë në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës.

Sipas hulumtuesve, shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe për të pësuar sulm në tru një person që e konsumon vetëm një cigare në ditë janë sa gjysma e një duhanpirësi që i pinë 20 cigare në ditë.

Pra, nuk ka rëndësi që jeni duke konsumuar më pak cigare, sepse prapëseprapë jeni të rrezikuar me një shkallë shumë të rrezikshme. /Telegrafi/

Jogurti freskon erën e gojës

Jogurti eliminon bakteret të cilat janë shkaktarë të erës së keqe dhe gavrën e gojës e mbushin me baktere “të mira” probiotike, të cilat nuk bëjnë probleme dhe rregullojnë tretjen. Dy jogurtë në ditë janë të mjaftueshëm që era e gojës t’ju jetë e freskët, kanë konstatuar shkencëtarët japonezë.

Në studimin e tyre kanë zbuluar që jogurti ngadalëson prishjen e dhëmbëve, ruan shëndetin e gavrës së gojës dhe të fytit dhe zbut problemet me lukthin, transmeton Telegrafi.

Era e vazhdueshme e gojës shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga flora mikrobale që gjendet në hapësirën e gojës. Goja shërben si një rezervuar i mirë dhe si një depo e këtyre baktereve.

Në hapësirën e gojës janë gjetur mbi 500 specie bakteresh, ku gati 150 prej tyre janë të përhershme në hapësirën e gojës. Megjithatë jo të gjitha janë shkaktare për shfaqjen e erës së keqe.

Halitosis patologjike nuk ikën pa u larguar shkaktari, sepse në hapësirën e gojës përveç pështymës, kemi dhe derdhje të sekrecioneve ose substrateve të tjera që shfrytëzohen nga bakteret për të çliruar erën e keqe.

Kështu për shembull, qelizat e nekrotizuara, qelizat e gjakut, eksudatet ose qelbi, sekrecionet në xhepat gingivar, të cilat e bëjnë halitosën patologjike.

Falë disa studimeve është vënë re se 90 për qind e halitosave patologjike, e kanë origjinën në kavitetin oral dhe 60 për qind e atyre që vuajnë nga halitosa me origjinë orale era e keqe e ka origjinën nga gjuha. /Telegrafi/

Sa janë të shëndetshme vezët e papërpunuara

Vezët kanë vlera ushqyese, sepse ato përmbajnë komponime që janë të rëndësishme për funksionimin e të gjithë organizmit, si seleni, jodi, fosfori, kolina, luteina, vitamina A, B2, B5, B12, E, D, dhe K. E megjithatë, sa është e shëndetshme të konsumohen vezët e papërpunuara, apo vezët e papërpunuara termikisht?

Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë vezë të papërpunuara, sepse nivelet e disa komponimeve ushqyese gjatë përpunimit termik bien në mënyrë të konsiderueshme.

Megjithatë, përpunimi termik mund t’i bëjë disa komponime ushqyese edhe më efektive, dhe kjo është tema kryesore e debatit mes ithtarëve të dietës me ushqime krejtësisht të papërpunuara dhe ithtarëve të dietës me ushqime që janë të përpunuara termikisht.

Edhe pse nivelet e disa vitaminave (vitaminat C, B6, B9) gjatë përpunimit termik bien ndjeshëm, substancat e tjera ushqyese bëhen më efektive.

Një studim ka treguar se trupi shumë më mirë i shfrytëzon proteinat e vezëve kur ato janë të përpunuara termikisht. Prandaj, zgjedhja juaj e fundit do të varet nga qëllimi juaj.

Gjithashtu, ajo që nuk duhet injoruar, duhet ta marrim parasysh salmonelën, e cila mund të jetë e pranishme në vezët e papërpunuara me cilësi të dyshimtë. Edhe pse larja e lëvozhgës së vezës para përdorimit e zvogëlon në masë të madhe rrezikun, nuk e eliminon atë plotësisht. Salmonela mund të jetë e pranishme në vetë brendësinë e vezës apo të verdhën e vezës.

Gjithmonë duhet ta mbani në mend se jo të gjitha llojet e vezëve e kanë të njëjtën cilësi. Më së miri është të zgjedhni vezë organike të cilat shumë më rrallë përmbajnë kompozime të dëmshme, vetëm rreth 5 për qind.

Nga rreziku i infektimit me salmonelë duhet të kenë më shumë frikë fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sistem të dobët imunitar.

Kur i përpunoni vezët termikisht, ia mundësoni trupit që ta shfrytëzojë biotinën nga e verdha e vezës. Pikërisht kjo është arsyeja se pse njerëzit që hanë vetëm vezë të papërpunuara, shpesh kanë mungesë të biotinës në trup.

Vezët e papërpunuara mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, por ekspertët këshillojnë që ta zgjedhni mesin e artë.

Vezët i përpunoni termikisht në nivel minimal për të mos e reduktuar shumë përmbajtjen e materieve ushqyese, ndërkohë që e maksimizoni efektivitetin e ushqyesve të tjerë dhe e ulni rrezikun e infektimit me salmonelë. /Telegrafi/

Dhimbjet e muskujve, lodhja dhe kapsllëku: Që të trija mund të jenë shenja të mungesës së magnezit!

Energjia metabolike, replikimi i ADN-së, sinteza e proteinave dhe detoksikimi varen nga magnezi.

Aftësia e magnezit për t’i dhuruar trupit tonë shumë përfitime, e ka bërë atë të quhet ‘minerali magjik’, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh se magnezi gjendet në shumicën e ushqimeve dhe mund të fitohet përmes suplementeve, është lehtë të mendojmë se konsumojmë mjaftueshëm magnez.

Por, mesatarisht një të rrituri i nevojiten 270-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit, dhe nëse nuk e përmbushni këtë sasi ditore, trupi ju lajmëron përmes simptomave të ndryshme.

Kapsllëku

Kapsllëku shpeshherë është shenjë se duhet ta rritni sasinë e magnezit që e konsumoni.

Dhimbjet e muskujve

Nëse keni dhimbje të muskujve më shpejt se zakonisht, atëherë kjo mund të jetë si rezultat i mungesës së magnezit.

Magnezi shpeshherë përdoret për t’i ndihmuar muskujt të relaksohen dhe parandalon krijimin e acidit laktik.

Lodhja e pashpjeguar dhe ankthi

Nëse e gjeni veten duke vuajtur nga lodhja e vazhdueshme dhe ankthi, atëherë konsumoni më shumë magnez. Magnezi ka aftësinë ta kufizojë lirimin e hormoneve të stresit, ndërsa njëkohësisht vepron si filtër për të parandaluar hormonet të futen në tru. /Telegrafi/

Fuqia magjike e masazhit

Nëse gjithë ditën endeni me take të larta, masazhi është zgjidhja e duhur për ju… Vetë ose me partnerin, është njësoj. Me rëndësi është që të kënaqeni dhe të çliroheni nga stresi dhe tendosja. Ja si ta bënë këtë…

MASAZHI I SHPUTAVE

Me stimulimin e pjesëve të caktuara të shputave çlirohet dhe rinohet trupi. Nëse është i përfshirë edhe partneri, mbështetuni në jastëk të madh në krevat dhe lëshojeni plotësisht trupin. Dorëzojuni atij dhe prekjeve.

Nëse masazhin e bëni vetë, gjeni një karrige komode, uluni mbështetuni, vendoseni njërën shputë anash dhe masazhojeni njëherë njërën e pastaj shputën tjetër. Për të arritur efektet e dëshiruara duhet të ndiqni këta hapa:

1. Lustrimi
Stimulon qarkullimin dhe nxeh shputat. Nga maja e shputës filloni t’i lustroni gishtat nga ana e jashtme dhe e brendshme. Përshkojeni gjithë shputën deri në nyje dhe me lëvizje të buta kthejuni në gishta. Pastaj kaloni në thembër.

2. Lëvizja
Relakson nyjën dhe shputën. Vendoseni njërën dorë nën thembër, ndërsa me dorën tjetër kapeni shputën dhe lëvizeni ngadalë tri deri në pesë herë në secilin drejtim.

3. Tërheqja e gishtave
Kapeni shputën nën hark, ndërsa me dorën tjetër (duke filluar nga gishti i madh i këmbës) mbani gishtat me gishtin e madh të dorës dhe gishtin tregues. Duke rrëshqitur nga baza e gishtave drejt majës dhe anasjelltas, ngadalë tërhiqni gishtat.

4. Rrëshqitja mes gishtave
Kapeni shputën për nyje dhe për thembre. Me gishtin tregues të dorës tjetër rrëshqitni mes gishtave përpara dhe prapa, tri deri në pesë herë.

5. Presion në thembër dhe hark
Mbajeni shputën në pozitë sikur të shkelni. Me shuplakën e dorës tjetër shtypeni harkun e shputës duke rrëshqitur deri në thembër dhe prapa, shkruan Shegaime. Përsëriteni pesë herë

6. Lustrimi
Duke e përsëritur hapin e parë e përfundoni masazhin.
MASAZHI I FYTYRËS
Ky trajtim ka efekt të ‘liftingut’, që është tendosja e lëkurës, përmirëson qarkullimin dhe pengon shfaqjen e rrudhave. Kjo është ideale nëse e bëni me partnerin. Fillimisht masazhojeni ju atë, pastaj ai ju.

Fëmijët janë të rrezikuar edhe me vdekje nga gripi: Prindër, kujdes nga simptomat

Fëmijët janë të rrezikuar edhe me vdekje nga gripi: Prindër, kujdes nga simptomatripi vetëm në këtë vit ka vrarë dhjetëra apo qindra fëmijë anë e mbanë botës, dhe normalisht se shumica e prindërve janë të nervozuar me virusin.

Historitë e fëmijëve që po vdesin nga gripi po bëhen publike edhe në internet. Më e fundit është ajo e Dylan Winnik, 12 vjeçar nga Florida i cili kishte vdekur të martën nga gripi, vetëm dy ditë pasi kishte pasur simptoma të ftohjes, transmeton Telegrafi.

Njerku i Dylanit, Mike Medwin, thotë se fëmija kishte qëndruar në shtëpi nga shkolla sepse ndihej i lodhur dhe i shkonte hunda. Familja e kishte zbuluar se kishte temperaturë normale gjatë ditës së marte, por pak orë më vonë ai kishte vdekur.

“Mos e trajtoni si asgjë gripin”, ka thënë Medwin.

Interneti është i mbushur me histori të ngjashme, dhe këto histori po i tmerrojnë prindërit të cilët janë të gatshëm të bëjnë çmos për t’i mbrojtur fëmijët.

Simptomat e gripit te fëmijët janë thuajse krejtësisht të ngjashme me ato të të rriturve.

Këto simptoma përfshijnë ethet, ftohjen, dhimbjet e muskujve, kollin, dhimbjet e kokës, lodhjen, etj.